Ministri i Brendshëm, Fatmir Xhafaj tha para Komisionit të Sigurisë në Parlament se buxheti për institucionin që ai drejton rritet me 8.1 përqind për vitin e ardhshëm.

Xhafaj tha se do të jenë rreth 21 miliardë lekë në dispozicion të Policisë së Shtetit dhe strukturave të tjera të sigurisë në Ministrinë e Brendshme, që mund të shtohet nëse llogaritet edhe ndihma e partnerëve ndërkombëtarë. “Buxhetin nuk e kemi parë si çështje numrash, por si çështje prioritetesh.

Do të ketë buxhet shtesë për Ministrinë e Punëve të Brendshme nga vendet partnere të Bashkimit Europian dhe Shtetet e Bashkuara”, tha Xhafaj para Komisionit

Artikulli paraprakBANORËT E BËRDICËS NË PROTESTË
Artikulli tjetërRAMA: NË 4 VJET RRUGËT NUK DO KËRCËNOJNË JETËN E ASKUJT