Bilanci i viktimave nga moti i keq në Europë, që prej hyrjes së vitit 2019, është 21 të vdekur.

Gjatë fundjavës janë regjistruar ortekë dëbore në disa vende me zona malore, janë izoluar disa fshatra si pasojë e dëborës së madhe, janë bllokuar linjat e transportit, janë dëmtuar linjat e furnizimit me energji dhe janë mbyllur shumë resorte të skive.

Një helikopter ushtarak shpëtoi 66 adoleshentë në Austri të bllokuar në disa shtëpi në mal për disa ditë.

Punonjësit në Zvicër kaluan disa orë duke hequr borën nga një zonë turistike, pasi një ortek me gjerësi 300 m u përplas në dritaret e resortit dhe për pasojë tre persona mbetën të lënduar.

Dy të tjerë, teksa po bënin ski, u vranë të premten nga një ortek në malet Pirin të Bullgarisë. Ndërsa një shofer 48-vjeçar në jug të Mynihut në Gjermani, i cili po pastronte borën, vdiq pasi ra në një lumë.

Pritet që stuhia e madhe e dëborës të vazhdojë deri të hënën në mëngjes dhe paralajmërimet për ortekë janë lëshuar për disa rajone, duke përfshirë edhe Tirolin në Austrinë perëndimore.

Artikulli paraprakPAS AKSIDENTIT NË ZONËN E KËNETËS, BANORËT NË PROTESTË
Artikulli tjetërBASTE DHE POKER, PROCEDOHEN DY PRONARËT E LLOTEVE