Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në fshatin Stajka të Shkodrës, pikërisht në ditën e të dashuruarve, Shën Valentin.

Një 21-vjeçare me inicialet Sh. M mësohet ti ketë dhënë fund tragjikisht jetës duke u hedhur nga “Ura e Spatharit”, ngjarje kjo e cila ndodhi pasditen e një dite më pare.

Raportohet se ajo ka pirë disa medikamente dhe është hedhur nga ura, e për pasojë ajo ka humbur jetën.

Mësohet se e 21-vjecarja ishte divorcuar , ndërsa nuk dihen shkaqet që e kanë shtyrë drejt këtij akti të rëndë.

Policia ka shkuar në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj, teksa janë marrë në pyetje familjarët e të afërm të viktimës për të mësuar më shumë në lidhje me rrethanat që e çuan vajzën të ndërmarrë një akt të tillë