Një megaoperacion ndërkombëtar në fushën e trafikut të drogës është zhvilluar dje në Shqipëri. Trafiku i kanabisit bëhej nga Shqipëria në Greqi përmes kufirit të gjelbër. Më 6 maj Policia e Shtetit nën drejtimin e Prokurorisë për Krime të Rënda, në bashkëpunim me njësinë për hetimin e narkotikëve dhe autoriteteve policore greke, pas 10 muajsh hetime, finalizuan operacionin “Brezi i Gjelbër”. Nga policitë Vlorë, Fier, Gjirokastër, Elbasan, Korcë dhe Sarandë, u goditën anëtarë të grupeve të strukturuara kriminale.

Në total janë arrestuar është 22 persona gjatë gjithë fazës së hetimeve, me akuzën për ‘trafik ndërkombëtar droge’. Mes të arrestuarve janë Florenc Llanaj, nëndrejtor i spitalit të Sarandës, si dhe Adrian Xhibro, mbrojtësi i cili aktivizohet me ekipin e Delvinës, në grupin B të Kategorisë së Dytë. Mbrojtësi Xhibro, ka qenë më parë edhe pjesë e skuadrave si Butrinti, Albpetroli, dhe së fundmi tek Delvina.

Pesë prej të ndaluarve janë edhe Edvin Xhibro, Mikel Jorgji dhe Armando Zholi. Ndërkohë, dy femra po hetohen në gjendje të lirë.

Banda shfrytëzonte lidhje me kriminelë në Shqipëri dhe në Greqi, dhe lënda narkotike transportohej kryesisht nga Igumenica në Greqi, më tej me automjete drejt Athinës, ku bëhej edhe shpërndarja e kanabisit. Hetimi ndaj grupit kriminal vijon ku aktualisht Prokuroria është në fazën e verifikimit të aseteve të tyre kriminale.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ardi Veliu po jep detajet e aksionit në një konferencë për mediat

Deklarata e policisë
Mega operacion ndërkombëtar për goditjen e një grupi kriminal në fushën e trafikut të drogës. Në bsahkëpunim me Greqinë pas një hetimi prej 10 muajsh u finalizua operacioni ‘Brezi i Gjelbër’. U përfshinë forcat e FNSH dhe drejtorive vendore Tiranë, Fier, Elbasan, Korcë dhe Sarandë, u goditën anëtarë të grupeve kriminale. Në bashkëpunim me grekët janë zhvilluar operacione në Greqi, në Igumenisë janë sekuestruar 76 kg kanabis të trafikuara nga Shqipëria dhe u arrestuan tre shqiptarë; në datë 6 dhjetor 2018 u sekuestruan 76 kg, në 13 dhjetor 43 kg kanabis, në 15.01.2019 në Igumeniës u sekuestruan 35.1 kg kanabis të trafikuara nga Shqipëria dhe u arrestua K.M. nga Shqipëria. Në 21 janar 2019, u sekuestruan 22 kg kanabis, në 5.02.2019 u sekuestruan 21 kg kanabis në Igumenisë dhe u arrestuan dy shqiptarë nga Korca. Në 7 shkurt në Athinë u arrestuan dy shqiptarë dhe dy grekë dhe u sekuestruan 249 gr kanabis. Në 5 shkurt në 2019 në Igumenicë u arrestuan një shqiptar dhe një grek me 32 kg kanabis. Në Athinë u arrestua një ruse dhe u sekuestruan 6 kg kanabis. Në 23 mars u arrestua në Igumenisë një grek dhe u sekuestruan 66 kg kanabis. Rastet në Shqipëri në 24 nëntor 2018 u arrestuan tre persona në Tepelenë dhe u sekuestruan 60 kg kanabis. Në 19.12.2018 u arrestua K.Z dhe u sekuestrua 20 kg kanabis, në 26.03. 2019 u kapën në Elbasan tre shqiptarë dhe u sekuestrua 28 kg kanabis. U hettua një rast korrupsioni në sistemin e drejtësisë, u procedua dhe poezulla S. C prokuror në Gjirokatër. Këta janë akuzuar për korrupsion dhe deklaratë të rreme. Në 22 janar u goditën 6 anëtarë të grupeve kriminale. Këta janë akuzuar për vjedhje me dhunë dhe armë në bashkëpunim. Në 6 maj u lëshuan 26 masa arresti dhe ndalimi i daljes jashtë vendit për 2 persona. U kapën 14 persona dhe u kontrolluan 30 banesa. Akuzohen për trafik droge, grup kriminal.

Të arrestuar deri tani;

P.N

N.R.

B.Y

E. LL

E. XH

M.M

K.S

F.LL

E.ZH

D.XH

Ndalim i daljes jashtë vendit;

J.J

S.S

Ndodhen ne burg;

K.Z

E.H

D.N

A.C

Janë ndaluar në total 61 shqiptarë dhe të huaj. Janë sekuestruar një ton kanabis, mbi 1 kg heroinë dhe kokainë, 10 peshore elektronike dhe sasi eurosh dhe lekë. Vijon puna për zbardhjen e grupit.

Artikulli paraprakKËSHILLI BOTËROR I TURIZMIT: SHQIPËRINË PRITET TA VIZITOJNË 6.6MLN TURISTË, MBI 300 MIJË VENDE PUNE
Artikulli tjetërSTAR TREND – 07.05.2019