DITA QË SHENOI RËNIEN E REGJIMIT KOMUNIST NË EVROPË.Ka qenë gushti i 1961 kur Republika Demokratike e Gjermanisë, në bashkëpunim me Bashkimin Sovjetik, filloi ndërtimin e Murit të Berlinit. Për më shumë se 25 vjet, ky mur qëndroi i palëkundur dhe filloi të njihej edhe si “Perdja e Hekurt”.Por, më 1989, kjo perde dhe pakënaqësite prej saj nisën të ndihen fuqishëm.

Ethet e lirisë filluan të ndjehen që në shkurt të vitit 1989. Me gjithë prapaskenat politike dhe lëvizjet reformiste, deri më 8 nëntor të të njëjtit vit, dukej sikur muri do të qëndronte aty përgjithmonë, por, vetëm një ditë më vonë, ai filloi të shembet.Dhjetëra mijëra njerëz filluan ta shembnin atë, pas njoftimit nga autoritetet e Gjermanisë Lindore se rregullat strikte për të udhëtuar jashtë vendit ishin hequr. Brenda pak çastesh, të shumtë ishin ata që kapërcenin nga njëra anë e murit në tjetrën, duke shënuar kështu fillimin e rënies së Perdes së Hekurt dhe bashkimin e Gjermanisë, gjë e cila u realizua plotësisht një vit më pas, 1990. Ishte kjo periudha e revolucioneve në bllokun komunist të Evropës Lindore, vendet e së cilës filluan te vishen me petkun e reformave demokratike.Në mbrëmjen 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit prej 155 kilometrash rreth enklavës demokratike Perëndimore u hap. Kufiri mes Gjermanisë Lindore dhe asaj Perëndimore, humbi kuptimin ashtu si dhe shteti socialist i Gjermanisë. 11 muaj pas rënies së Murit të Berlinit, Gjermania u ribashkua. Muri u ndërtua për të ndalur largimin e gjermano-lindorëve, duke u bërë kështu simboli i mungesës së lirisë së tyre. Pavarësisht barrikadës gjigante, qindra njerëz morën guximin për të kaluar në anën tjetër, disa arritën të arratisen, disa të tjerë jo. Shifrat për numrin e atyre që u vranë deri në shembjen e Murit janë të ndryshme. Prokurorët e Berlinit thonë se 270 vetë u vranë gjatë tentativës për t’u arratisur, duke kapërcyer murin, duke kaluar nën të, ose nëpërmjet pikave të kalimit, 3200 u arrestuan kur po përpiqeshin të kalonin Murin.5 mijë gjermano-lindorë arritën të shkonin në Berlinin Perëndimor. Më shumë se 75 mijë qytetarë u burgosën për tentativë arratisjeje nga Gjermania Lindore. Rrëzimi i murit ishte një ngjarje që pati ndikim në të gjithë popujt e botës. Mbrëmjen e 9 nëntorit 1989, Muri i Berlinit u hap dhe më pas u shemb së bashku me sistemin komunist të Gjermanisë Lindore, e madje, pas tyre mori fund edhe Lufta e Ftohtë. Shumë gjëra kanë ndryshuar që prej atëherë, por ngjarjet e 25 vjetëve më parë janë ende të freskëta në mendjen mjaft e njerëzve.

 

[iframe width=”300″ height=”510″ src=”//www.youtube.com/embed/pLY0Z4VYQS8?list=UU0aBDfsVqdL53NOE5eMXAUw” frameborder=”0″ allowfullscreen ]