Një 25-vjeçare ka ndërruar pasi ka lindur fëmijën e saj të parë.E reja ka lindur me operacion. Foshnja është në gjendje të mirë shëndetësore, por një orë pas lindjes, 25-vjeçarja Rexhina Debrova ka ndërruar jetë pasi pësoi arrest kardiak.

E reja 42 javëshe është shtruar me diagnozën “soferrencë fetale progrediende”.Familjarët e vajzës të pranishëm në maternitetin e Elbasanit, kanë ngritur pretendime ndaj bluzave të bardhja për pakujdesi.

Pasi ka pësuar arrest kardiak, mjekët gjinekologë kanë kërkuar ndihmë nga kolegët e kardiologjisë pas problemeve të hasura me zemrën. Por familjarët thonë se mjeku kardilog ka mbërritur një orë me vonesë, teksa nëna e re ndërroi jetë.25-vjeçarja e kishte lindjen e parë.

Lot e britma të familjarërëve në hollin e Maternitetit të Elbasanit, pasi e afërmja e tyre është ndarë nga jeta. Në ambientet e spitalit kanë mbërritur edhe forcat e policisë.

Ndërkohë që hetimet pritet të zbardhin shkakun e ndarjes nga jeta të nënës 25-vjeçare dhe nëse ka pasur apo jo neglizhencë nga ana e bluzave të bardha në dhënien e ndihmës mjekësore në kohë.

Artikulli paraprakGRABITJA NË RINAS, PRONARI I SERVISIT KU U MODIFIKUA MAKINA: E KISHA DHËNË ME QIRA
Artikulli tjetërTRITOL ME TELEKOMANDE OFICERIT TË POLICISË