QARKU I SHKODRËS SI SHKAK I BORËS VIJON TË KETË PROBLEME.Situata si shkak i reshjeve të borës që kanë rënë ditët e fundit në Qarkun e Shkodrës vijon të jetë e rënduar. 4 akse rrugore janë të bllokuara si shkak i ngricave të krijuara. 5 fshatra në Komunat e Rrethit të Pukës janë pa energji elektrike e po ashtu disa fshatra në zonat e thella të Dukagjinit.

Kështu nga sa raportohet burime zyrtare bëjnë të ditur se aksi Kir- Mali Shoshit vijoj të jetë e bllokuar. Edhe në anën tjetër aksi Bogë – Theth është i bllokuar si shkak i trashësisë së borës në vendin e quajtur Qafë Thore që bllokohet çdo vit. Një tjetër aks problematic që vijon të jetë i bllokuar është Tamarë- Vermosh. Në Rrethin e Pukës aksi Qafë Mali – Iballë në 14 kilometrat e parë mundet të kalohet me zinxhir ndërsa 16 kilometrat e tjera janë të pakalueshme si shkak i ngricave të akullit. Sa i përket Pukës në Fierzë dhe komunën Blerim duhet të ecet me zinxhir sepse në të kundërt rreziku është i madh. Në këtë mënyrë sa i përket Pukës në total janë 2500 banorë të bllokuar ku nuk shkojnë dot mjetet motorike ndërsa 1600 banorë i përkasin vetëm komunës Iballë që izolohet çdo vit. Sa i përket energjisë elektrike zonat më problematike janë Dukagjini dhe Puka. Një pjesë e konsiderueshme e fshatrave të Dukagjinit janë pa energji elektrike prej disa ditësh. Burimet zyrtare tregojnë se në Pukë janë 5 zona që prej ditësh nuk furnizohen me energji elektrike. Në komunën Qerret – Luf janë dy fshatra që quhen Korthpulë dhe Vrrif. Në komunën Blerim pa energji elektrike është fshati i quajtur Sakat. Në komunën Qafë Mali lagja Kryezi nuk furnizohet me energji ndërsa një lagje raportohet se është pa energji në komunën Rrapë të Pukës. Në total për Qarkun e Shkodrës, duke patur parasysh zonat e Dukagjinit, fshatrat e Pukës por edhe ndonjë lagje të Malësisë së Madhe, nënShkodrës dhe mbiShkodrës në total aktualisht mendohet se janë afro 1800 banorë që nuk furnizohen prej ditësh me energji, një pjesë e të cilëve edhe natën e ndërrimit të viteve e kanë kaluar në errësirë. Drejtoritë e rrugëve, autoriteti veriut dhe ndërmarrja rurale bashkë me punonjësit e OSHEE, kryetarët e komunave dhe shtabi i emergjencave civile rakordojnë institucionalisht por sërish ka probleme. Kjo situatë me rrugë të bllokuara dhe mungesë të energjisë pritet që të zgjasë edhe për disa ditë me radhë deri sa temperaturat të njohin rritje dhe gjendja të normalizohet.

RRUGË E BLLOKUARA

KIR-MALI SHOSHIT 

TAMARE- VERMOSH 

QAFE MALI – IBALLE 

BOGE – THETH 

FIERZE, BLERIM ECET ME ZINXHIR

2500 BANORE TOTAL TË BLLOKUAR

PA ENERGJI ELEKTRIKE

KOMUNA QERRET – LUF  (FSHATRAT KORTHPULË, VRRIF )

KOMUNA BLERIM – (FSHATI SAKAT)

KOMUNA QAFE MALI – (LAGJA KRYEZI)

KOMUNA RRAPË – (1 LAGJE)

 

[iframe width=”300″ height=”390″ src=”//www.youtube.com/embed/hAALjLW4bHY” frameborder=”0″ allowfullscreen ]