Cdo vit ne 28 korrik Organizata Botërore e Shëndetësisë organizon Ditën Botërore të Hepatitit

për të rritur informimin dhe ndërgjegjësimin për hepatitin dhe pasojat që ai shkakton. Këtë vit, OBSH-ja dhe partnerët kane ne focus të nxisin politikbërësit, stafin shëndetësor dhe publikun që të veprojnë menjëherë për të parandaluar infeksionin dhe vdekjen nga hepatitis pasi sipas organizates boterore te shendetesise, cdo vit vdesin mbi 1 milion persona nga hepatiti, nga 500 milione njerez qe e vuajne kete semundje. Nderkohe Shkodra ne kete dite vjen me bilanc negative per sa I perket sidomos tipit C te hepatitit. Te dhenat prane epidemiologjise tregojne se ky lloj hepatiti, qe eshte vdekjeprures per pesanonat e prekur eshte gjithnej ne rritja pasi virusi degradon organet jetesore te tyre.. Ndersa lidhur me hepatitin B aktualisht shkodra reflekton bilanc pozitiv, kjo fale mbulimit me veksinim prej disa vitesh , te gjithe moshen pediatrike gje e cila ka sjell izolimin e plote te ketij hepatiti duke bere keshtu qe nen moshen 20 vjecare te mos rezultoje asnje person I prekur me kete lloj hepatiti. Ne parandalimin e kesaj semundje OBSH-ja bën thirrje që të informohemi në lidhje me infeksionin, të ndërmarrim nisma pozitive për të njohur statusin e infektimit me virusin e hepatiteve duke u testuar dhe së fundi të kërkojmë trajtim për të reduktuar vdekjet e panevojshme nga ky infeksion i parandalueshëm dhe i trajtueshëm.

Artikulli paraprakSHKODËR: KONKURENCA E PANDERSHME PENALIZON TAKSITË E LIÇENSUARA
Artikulli tjetërDOGANA E MURIQANIT, ME DHJETRA ROM DALIN PËR TË LYPUR