David De Gea qëndron tek Man.United, Keylor Navas vijon të jetë portier i Real Madrid. Dështon në këtë mënyrë një nga transferimet më të përfolura të kësaj merkatoje vere. Sipas të përditshmes spanjolle “AS”, dokumentet për trasferimin e tij tek Real Madrid janë depozituar 28 minuta me vonesë, pasi ishte mbyllur afati i transferimeve.

Në orët e fundit të merkatos, United ishte i angazhuar për transferimin e Martial nga Monako, për këtë arsye dokumentet e De Geas u lanë për më vonë. Problemi ishte në për përllogaritjen e kohës. Në Premier League transferimet mbyllen dite e martë në orën 18.00, ndërsa ai spanjoll u mbyll ditën e hënë në mbrëmje. Gjithçka ishte gati, madje ishin përcaktuar edhe shifrat e transferimit. De Gea do kalonte tek Real Madrid për 30 mlneuro ndërsa Navas tek United për 15 mln euro. Depozitimi i dokumenteve 28 minuta me vonë bëri që ky shkëmbim “dorezash” të dështonte në mënyre të çuditshme. Kaq ka mjaftuar në Spanjë të gjithë të akuzojnë presidentin e Real Madrid, Florentino Perez.
INTERI, TOHIR I DHURON 3 LOJTARE MANICIT

Felipe Melo, Alex Telles, si dhe mesfushorin serb Adem Ljajic janë lojtarët e rinj të Interit të cilët kanë arritur firmosjen e kontratësnë orët e fundit të merkatos. Madje, depozitimi I kontrates se Ljajic ne Federaten Italiane te Futbollit eshte bere pak minuta para se merkatoja te mbyllej, duke rrezikuar transferimin e tij tek Interi. Ljajic eshte huazuar nga ekipi i Romes per 1.6 milione euro, ndersa klubi zikalter ka te drejten e blerjes ne fund te sezonit per shifren e 11 milione eurove. Përsa i perket Melos, ai do te rikthehet edhe njehere ne kampionait italia, pasi me pare ka qene pjese e ekipit te Juventusi, ndersa tani do te veshe fanellen e Interit. Edhe Telles vjen nga kampionati turk, ku ka qene ne nje skuader bashke me Melon. Nga ana tjeter, presidenti Tohir ka vleresuar afrimet e fundit dhe beson nje sezon pozitiv te ekipit te tij. Pervec Ljajic, Melos dhe Telles, ekipi I Interit ka afruar ne skuader edhe lojtare te tjere, si: Montoja, Kondogbia, Miranda, Murillo, Jovetic dhe Perisic, duke e cuar ne 9 numrin e blerjeve ne kete merkato.

PUBLICITET