Një 28-vjeçar i quajtur B. L. u kap në Angli në një serë të mbyllur me kanabis ku kishte kultivuar gati 200 rrënjë kanabis.

Gjykata e dënoi me 1 vit burg, por për shqiptarin  nuk ishte hera e parë që kapej me drogë në Angli. Dy vite më parë ai ishte deportuar për në Shqipëri, pasi kishte vuajtur 2 vite burg për të njëjtën vepër penale.

Mediat britanike shkruajnë se 28-vjeçarit iu gjetën 5 celularë dhe të gjitha instruksionet si të kujdesej për kanabisin. Shtëpia ku u gjet B. L. ishte përshtatur si një serë kanabisi me bimët, dritat për ngrohje, mjetet për ujitjen etj.

Avokatja e shqiptarit tha se ai ishte detyruar të përfshihej në kultivimin e kanabisit pasi në Shqipëri kishte 18 mijë paund borxhe, kjo për shkak se kishte nënën e sëmurë. Edhe në Shqipëri ai ka qenë i përfshirë në kultivimin e kanabisit raportojnë mediat britanike.

Për momentin ai ka nisur punë në kuzhinën e burgut, po mëson anglisht dhe thotë se kur të kthehet në Shqipëri, do të nisë punë në ndërtim.

Artikulli paraprakVJEDHJA E BANKËS NË ISH-BLLOK, DENOHEN AUTORET
Artikulli tjetërAKSIDENT I RËNDË, PLAGOSEN BURRË E GRUA