Prokuroria e Krimeve të Rënda dhe Policia e Shtetit përmes një deklarate për mediat kanë njoftuar të dhënat për grupet kriminale që janë goditur;

Pas hetimet për 2 vite grupi kriminal vepronte në disa qytete në trafik droge, por edhe korrupsion në disa institucione. Ka të dhëna për disa grupe kriminale që kanë vepruar në Shqipëri, Gjermani, Holandë, Angli, Itali, etj.

Arrest me burg për 44 shtetas dhe kontroll banesash dhe 22 të tjerëve. 13 episode për trafik droge janë zbuluar, ndërsa është zbuluar droga në Kukës 182 kg morfinë në Kukës, ndërsa janë arrestuar disa shqiptarë dhe të huaj.

Për këtë dosje janë arrestuar 27 persona, në kërkim 6 të tjerë. Janë konstatuar edhe raste korrupsioni, është arrestuar Arben Çuko.

Një grup personash kanë kryer edhe falsifikime të dokumenteve dhe për këtë shkak është arrestuar Arben Ndoka, Zef Ndoka, Vasil Lika, Kolë Lleshi dhe katër të tjerë janë në kërkim, punonjës të hipotekave.

Nga të dhënat ka rezultuar se ka korrupsion në bashki, gjykata dhe institucione të tjera.