Seanca e parë gjyqësore ndërmjet Taulant Ballës dhe Lulzim Bashës lidhur me akuzat e kryedemokratit se deputeti socialist ishte garant i shumës së 3.4 mln eurove që u gjetën në një automjet “Toyota Auris” në Portin e Durrësit, do të zhvillohet në 10 tetor në orën 09:30.

Gjykata e Tiranës ka vendosur sot për mbajtjen e seancës pas tre jave dhe shorti ka caktuar Gerdi Hoxhën si gjyqtar. Taulant Balla ka paditur Lulzim Bashën për shpifje. Seanca do te drejtohet nga gjyqtari Gerdi Hoxha.

Padia e parë që do shqyrtohet është ajo për shpifje, pasi Lulzim Basha akuzoi kreun e grupit parlamentar socialist si garantues të 3.4 mln eurove që u kapën në “Toyota Auris”.