Aksi Vukatanë-Juban vuan mungesën e infrastrukturës. Janë rreth 3 km rrugë të cilat edhe pse është premtuar për asfaltimin e saj ende nuk është kryer asgjë.

Banorët me ndihmën edhe të njerëzve që ndodhen në emigracion janë ata të cilët mirëmbajnë rrugën ku së fundmi kanë ndërhyrë më cakull për të mbyllur gropat që në dimër mbushen nga shiu.

Por banorët kërkojnë që rruga të shtrohet me asfalt në mënyrë që të lëvizin normalisht dhe pa probleme

Banorët e zonës thonë se rikonstruksioni saj do ishte gjëja më e mirë për të gjithë fshatrat që lidh ky segment, gjithashtu do të shkurtohej koha e udhëtimit nga Shkodra deri në Mjedë e me tej.

Ndërkohë një problematikë që vihet re janë dhe mbetjet të cilat hedhja e tyre në mes të rrugës është e papërshtatshme.

Burime nga bashkia e Shkodrës bëjnë me dise për Star Plus se kjo rrugë është e përfshirë në projektet e bashkisë dhe shumë shpejt pritet që të kryhet tenderimi për të nisur edhe puna për rikonstrusionin e saj