Babai i të ndjerit Emiliano Sala, Horacio Sala ka ndërruar jetë, në moshën 58 vjeçare.

Mediat e huaja bëjnë me dije se Horacio, gjeti vdekjen mëngjesin e kësaj të premteje në Progreso si pasojë e një ataku në zemër.

Julio Muller, kryebashkiaku i Progreso lidhur me vdekjen e babait të Emiliano Sala tha:“Sot u zgjuam përsëri me lajme të këqija në Progreso. 2019 ka qenë shumë e vështirë për ne.

Sot në orën 5:00, gruaja e Horacio më thirri të më tregonte se Horacio ishte i sëmurë. Ai u zgjua duke thënë se kishte shtrëngime në gjoks dhe ajo thirri shërbimet e emergjencës.

Meqë jetojmë 4 blloqe larg, kam ardhur pothuajse menjëherë, ambulanca ishte tashmë atje, por ka ndërruar jetë duke mos i lënë mjekët të bënin asgjë për të.

Horacio kishte probleme kardiake, por në ditët e fundit ai kishte qenë mirë, kështu që kjo është vërtet tronditëse.”

Vetëm 3 muaj më parë ndërroi jetë Emiliano Sala, pasi avioni me të cilin futbollisti ishte duke udhëtuar u rrëzua, për shkaqe që ende nuk janë zbardhur.

Artikulli paraprakGJENDET NJË KËMBË NJERIU NË RRUGËN KU KALONIN NXËNËSIT
Artikulli tjetërZBARDHEN DETAJE NGA ARRESTIMI I AUTORIT TE 6-TE TE GRABITJES NE RINAS