3 NË PRANGA, DY NË GJENDJE TË DEHUR TJETERI PËR FALLSIFIKIM. Me datën 01. 08. 2014,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Lazër Maka, vjec 48, bnaues në Rrenc, Shkodër. Arrestimi u bë pasi duke udhëtuar në aksin rrugor Gur i Zi – Shkodër, me automjetin Tip Benz me targa SH 9571 C, është ndaluar nga shërbimet e policisë dhe pas kontrollit të ushtruar është konstatuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Materialet në Prokurori, neni 291 i Kodit Penal.

Me datën 01. 08. 2014,  u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit Lazerin Lufi,  vjec 24, bnaues në Shkodër. Arrestimi u bë pasi duke udhëtuar në qytet Shkodër, në afërsi të Shkollës së Muzikës, me automjetin Tip Ëolsëagen me targa SH 6850 E, është ndaluar nga shërbimet e policisë dhe pas kontrollit të ushtruar është konstatuar se drejtonte automjetin në gjendje të dehur. Materialet në Prokurori, neni 291 i Kodit Penal.

Me datën 01. 08. 2014,  filloi procedimi penal në ngarkim të shtetasit J. Dodaj, vjec 24, banues në Bushat Shkodër. Procedimi filloi pasi ky shtetas është kapur nga shërbimet e policisë me një motor të markës “SUZUKI”, me targa NOK 346, i cili dyshohet i trafikuar dhe me ndërhyrje në numrin e shasisë. Materialet në Prokurori, neni 141/1 i Kodit Penal.