Një shqiptar 24 vjeçar përfundoi në spitalin Universitar të Patras në Agrinio të Greqisë pasi një incidenti serioz me tre bashkëkombësit e tij.

Sipas njoftimeve, të tre burrat të moshës 67, 24 dhe 22 vjeçar kanë sulmuar të riun për një shumë prej 100 eurosh, i cili ua kishte marrë borxh atyre dhe e goditën atë në kokë me grabu (mjet bujqësor për mbledhjen e barit).

24 vjeçari për fat të mirë nuk është plagosur rëndë. Policia ka nisur hetimet ndaj tre autorëve.

Stacioni i policisë në zonë ka hapur dosje për dëmtime të rrezikshme fizike ndaj tre shqiptarëve, të cilët së bashku i shkaktuan dëmtime 24 vjeçarit duke e goditur në kokë me një mjet bujqësor.I riu mbetet i shtruar në spital.