3 persona u mbyten në plazhe këtë të shtunë. Paradite një 72-vjeçar u gjet i pajetë në zonën e plazhit të Currilave në Durrës. Ndërsa një tjetër humbi jetën në zonën e Porto Romanos.

 

Sipas pushuesve, të cilët tentuan ta shpëtonin, personi që po rrezikonte mbytjen po kërkonte ndihmë me dorë, por nuk mundi të mbijetonte.

 

Ndërsa në Sarandë humbi jetën një turiste polake. Ngjarja ndodhi pranë “Kanalit të Cukës”. Edhe pse janë ngritur kulla vrojtuese, ende në plazhet shqiptare nuk ka roje bregdetare që mund t’u vijë në ndihmë pushuesve.

 

Edhe pse në vendimin e qeverisë thuhet se qiramarrësit duhet të ofrojnë siguri për pushuesit, përfshirë edhe rojet bregdetare, ky vendim sërish nuk zbatohet nga bizneset.

 

Sipas këtij vendimi, të gjithë bizneset që kanë marrë zonat bregdetare me qira rrezikojnë penalitete për mos përmbushjen e detyrimeve.

 

Vitin që shkoi, Agjencia Kombëtare e Bregdetit certifikoi 40 studentë të Akademisë së Sporteve për roje bregdetare, të cilët ende nuk shihen të funksionojnë në ato kulla ku janë ngritur.

 

Edhe pse në kulmin e sezonit turistik, në bregdetin shqiptar vijojnë pushuesve vijojnë t’u rrezikohet jeta.

Artikulli paraprakGJENDJE E JASHTËZAKONSHME NGA MOTI I KEQ
Artikulli tjetërSHKODËR, ARRESTOHET I KËRKUARI PËR PLAGOSJE