Një fëmijë 3 vjeç u gjet i braktisur në kufirin mes SHBA-së dhe Meksikës në një fushë misri të Teksasit. Sipas zyrtarëve amerikanë, fëmija është emigrant dhe në këpucët e tij janë shkruar emri dhe një numër telefoni.

3-vjeçari u dërgua në një stacion kufitar policor ku u mbikëqyr nga agjentët dhe iu ofrua kujdes. Zyrtarët u përpoqën për të gjetur prindërit e fëmijës së braktisur, por pa sukses. Një zyrtar amerikan ka thënë për BBC se 3-vjeçari ishte braktisur nga kontrabandistët të cilët kishin hyrë në mënyrë të paligjshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Të shqetësuar nga agjentët e kufirit të cilët ishin në ndjekje të tyre, kontrabandistët e emigrantëve braktisën fëmijën në një zonë të populluar. Deri në gjetjen e familjarëve apo të afërmve të 3-vjeçarit, Departamenti amerikan i Shëndetësisë dhe Shërbimeve Njerëzore do të marrë kujdestarinë e të miturit. Dy ditë më parë, autoritetet meksikane arrestuar rreth 400 emigrantë nga vendet e Amerikës Qëndrore të cilët po udhëtonin drejt kufirit të SHBA.

Artikulli paraprakSHKELJA E PRIVATËSISË, FACEBOOK RREZIKON 5 MILIARDË DOLLARË GJOBË, KA MËNJANË VETËM 3 MLD
Artikulli tjetërLEGALIZIMET/ KOMPENSIMI I PRONARËVE, QEVERIA NDRYSHON VKM-TË E MËPARSHME