Për herë të parë 14 janari i vitit 1990, demonstrata e heshtur e shkodranëve u festua e ndarë mes dy grupimeve të ndryshme. Në këtë 30 vjetor grupimi i parë zhvilloi aktivitetin e përvitshëm ashtu si bën prej 30 vitesh bashkë me partinë demokratike. Ish Presidenti Bujar Nishani i pranishëm në këtë aktivitet tha se edhe sot pas 30 vitesh është koha për reflektim sepse rrezikojmë të përsëritet regjimi monist

Një prej aktivistëve të 14 janarit, Tonin Dema është i revoltuar që një grup tjetër e përkujtoi i ndarë 30 vjetorin e tentativës për rrëzimin e bustit të Stalinit

Gjatë aktivitetit Dema solli përshëndetjet e Kardinal Ernest Troshanit i cili ndodhet në Itali dhe ishte një prej të arrestuarve si pjesëmarrës në 14 janarin e para 30 viteve

Për Jan Jansen që asokohe punonte për organizatën e njohur Amnisty International misioni i 14 janarit 1990 në Shkodër dhe Shqipëri nuk është përmbyllur, mendim të cilin e ka edhe një prej organizatorëve, Gjergj Livadhi

Drejtuesi i Institutit të Krimeve të Komunizmit Çelo Hoxha tha se krimi komunist në Shqipëri duhet ndëshkuar ndërsa Nebil Çika, përfaqësues i të persekutuarve u shpreh se xhelatët e atëhershëm si Ardian Dvorani sot janë në rangjet e larta të drejtësisë

Në 14 janar 1990 një grupim i madh qytetarësh shkodran në mënyrë të organizuar dolën për të rrëzuar bustin e Stalinit në qendër të qytetit të Shkodrës ku sot ndodhet busti i Luigj Gurakuqit por nuk ia arritën dhe shumë prej tyre u arrestuan dhe burgosën. Një prej figurave kryesore ishte Rini Monajka i cili ka patur një bisedë me ambasadorin gjerman të asaj kohe dhe që u nda nga jeta pak vite më vonë si shkak i torturave që kishte pësuar.

Artikulli paraprakMALËSI E MADHE, NË 2019-ën ASNJË VRASJE PËR GJAKMARRJE
Artikulli tjetër“KUJTIM PËR TË MOS E SHFRYTËZUAR POLITIKA 14 JANARIN”