Një 30-vjeçar është qëlluar me armë në një lokal në Vlorë paraditen e së mërkurës.

Roland Danaj ka qenë i ulur në verandën e lokalit kur një person ka qëlluar me armë në drejtim të tij. Ai ka marrë dy plumba, një në këmbë dhe një në të pasme. 30-vjeçari nga LLakatundi u dërgua në spital dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Autori, duke përfituar nga rrugicat e shumta në zonë, është larguar në këmbë mes lagjeve dhe nuk është identifikuar ende.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 11:40, rrugën Gjergj Arianiti, në lagjen “Pavarsia”. Nuk dihen ende shkaqet e ngjarjes.

“Në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një gëzhojë arme zjarri pistoletë.

Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit,”-raporton policia

Artikulli paraprakADRIATIK LLALLA NË DORË TË KOLEGJIT TË POSAÇËM TË APELIMIT
Artikulli tjetërAGRON XHAFAJ: DO I DORËZOHEM DREJTËSISË ITALIANE