30 vjet e 8 muaj burg për Fitim Koldashin, 27-vjeçarin shqiptar që në qershor 2017 vrau italianin Manuel Spinelli në Alba Adriatica.

Spinelli, i shoqëruar nga miqtë e tij, po dilte nga një piceri kur aty mbërriti Koldashi, i shoqëruar nga e dashura.

Sherri duket se ka qenë pikërisht për këtë të fundit, e cila kishte qenë e lidhur më parë me viktimën. Shpërtheu një grindje e dhunshme me sharje e grushte, deri sa Koldashi nxori thikën me të cilën goditi disa herë italianin.

Njëra prej goditje ishte në zemër, duke rezultuar fatale për Spinellin.
Një krim për të cilin tashmë shqiptari paguan me rreth 31 vjet pas hekurave, ndonëse në gjyq këmbëngulte se nuk mbante mend ta kishte goditur në zemër, por vetëm pranë syrit të majtë.