Prej 48 vitesh jane vendosur në Lacin e Vaut te Dejes pasi shtepite e tokat ia mori liqeni i hidrocentralit por akoma sot jetojne ne kapanone me cati prej eterniti.

Në një gjendje të mjerushme dhe pa asnjë përkrahje nga shteti. Ndonëse në fushata elektorale premtimët kanë qënë të shumta. Shtëpitë në këtë zonë ndodhen shumë afër me njëra-tjetrën.

Janë të mbuluara me eternit, i cili është i ndaluar rreptësisht për tu përdorur pasi shfaq sëmundje kancerogjene.

Çatitë e mbuluara me eternit kanë sjellë jo pak probleme shëndetësore për banorët e Këtë gjë e pohojnë vetë këta të fundit të cilët thonë se me dhjetra persona vuajnë nga sëmundje të ndryshme.

Ndërsa vitet kalojnë këta banorë jetojnë pa shpresë se ndonjë qeveri do ti japë zgjidhje këtij problemi ose tu krijojë mundësi me kredi pa interes.

Kujtojmë se banorët e këtyre shtëpive janë transferuar gjatë viteve të ndërtimit të hidrocentralit për një periudhë të shkurtër kohe por që sot e kësaj dite vazhdojnë të qëndrojnë aty.

 

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE