DITA BOTËRORE E ARSIMIT, 1 NË 5 ANALFABET. Ne diten boterore te arsimit te dhenat tregojne se ka renie te cilesise se arsimimit qofte nga ana e stafeve pedagogjike ashtu edhe nga ana e formimit te nxenesve.

Keshtu vitin e kaluar u fol per nje perqindje te larte te mesuesve qe nuk kaluan provimin e shtetit, rreth 75% e tyre. Nderkohe te dhena nga DAR Shkoder tregojne per nje numer ne renie te frekuentimit te shkolles me rreth 300 nxenes. Arsyet jane te shumta megjithate vecohen problemet ekonomike, levizja migratore, ngujimi dhe planifikimi familjar. Megjithate sipas DAR Shkoder ne shkollat e qytetit te Shkodres jane te regjistruar rreth 198 femije te komunitetit egjiptian dhe 82 femije te komunitetit rom nderkohe qe ofrohet mesim ne kushte shtepie per rreth 13 femije te ngujuar.  StarPlus gjate ketyre diteve ka ndjekur nga afer problematiken sociale te femijeve rom e egjiptian dhe femijeve te ngujuar te cilet per arsye te ndryshme detyrohen te braktisin shkollen e ne fakt me gjithe shifrat optimiste te DAR Shkoder ka edhe plot femije te tjere nga keto kontigjente qe kane braktisur bankat e shkolles. Sipas shoqates se pajtimit te gjaqeve rreth 30 femije te ngujuar kane braktisur totalisht shkollen. Nderkohe ne jemi vete deshmitare te shume femijeve te cilet enden neper rruget e qytetit te shkodres duke lypur apo punuar ne nje kohe qe duhet te ishin ne bankat e shkolles.
Aspak me e mire nuk duket situate as ne bote, ku sipas të dhënave të UNESCO rreth 775 milionë persona të rritur në planet nuk kanë as minimumin e nivelit të shkollimit, 1 në 5 persona të rritur janë analfabet nga të cilët 2/3 janë femra. Rreth 75 milionë fëmijë nuk vijojnë shkollimin, nuk ndjekin rregullisht shkollimin ose e kanë braktisur tërësisht atë.

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/WVrwOiWzBCs?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]