Zëvendësministrja e Brendshme Rovena Voda tha se janë mbi 800 punonjës policie ndodhen në terren për situatën e rendit dhe që mbështesin grupet e inspektimit, grupet IMT që janë duke vepruar për prishjen e objekteve që rrezikojnë, ruajtjen e pallateve që kanë rrezik të lartë për banorët, sigurojnë qendrat e akomodimit në hotele, sigurojnë qendrat e grumbullimit dhe shpërndarjes së ndihmave, mbështetjen e grupeve të verifikimit në terren, ruajtjen e rendit dhe parandalimin e çdo ngjarje që cënon liritë, pronën dhe  jetën qytetarëve.

Sa i takon shërbimit shëndetësor tani është i përqendruar në qendrat 24-orëshe afër zonave të prekura dhe ekipet në terren në hotelet ku janë banorët.

1990 vizita dhe trajtime mjekësore në hotele ku janë vendosur banorët e mbetur pa strehë si pasojë e tërmetit

376 të sëmurë kronikë të evidentuar në hotele kanë marrë trajtimin e nevojshëm

Në pikat e emergjencës ka nisur vaksinimi kundër gripit për të sëmurët kronikë, të moshuarit, gratë shtatzëna dhe fëmijët deri në 5 vjeç, për t’i mbrojtur nga viruset stinore.

3100 vizita dhe trajtime mjekësore në qendrat shëndetësore 24/7 pranë zonave të prekura nga tërmeti

1500 fëmijë po marrin shërbim psiko-social

300 psikologë dhe punonjës sociale po japin trajtim psikosocial

Për ndjekjen e situatës dhe pasojave të tërmetit, Autoriteti Kombëtar Ushqimor ka vendosur trupat inspektuese pranë qëndrave të grumbullimit të produkteve ushqimore të cilët kontrollojnë çdo produkt ushqimor.

Për monitorimin nga Autoritetit Kombëtar të Ushqimit janë angazhuar në total 80 inspektorë, duke monitoruar rreth 60 vendgrumbullime të produkteve ushqimore të cilët kanë kryer rreth 240 inspektime të ndara sipas një grafiku në grupe, sipas zonave dhe turneve.