Krejt papritur, në një mënyrë të mistershme, qindra zogj ranë të ngordhur në një rrugë rurale në Uells.

Zogjtë, të gjetur në afërsi të Bodedernit në Anglesey u panë të ngordhnin fill pasi hëngrën diçka tutje rrugës. Ishte Hannah Stevens ajo që mundësoi zbulimin e trishtë, mbrëmjen e së martës, vetëm një orë pasi spikati një tufë të tërë të fluturonte mbi kokën e saj.

Gruaja tregon se zogjtë, të cilët mendohet të jenë me qindra u gjendën të pajetë dhe të gjakosur në rrugën e fshatit, një skenë kjo thuajse apokaliptike.

Partneri i saj Dafydd Edvard e filmoi skenën me celularin e tij, ndërsa shëtiste mes zogjve për të provuar dhe kuptuar se çfarë e shkaktoi ngordhjen e tyre. Pamjet tregojnë një tufë zogjsh të përgjakur në tokë…

“Duhet të jenë 300, un deri tani kam numëruar 150”, tregon partneri i saj. Më tej ai shton se ishte e shoqja ajo që i kishte thënë se gjatë rrugës së kthimit kishte spikatur zogjtë e ngordhur, a thua se kishin rënë të tillë nga qielli. Kështu, ai rrëmbeu celularin dhe shkoi ta shihte skenën me sytë e tij. E llahtarshme! Mësohet se një episod i ngjashëm ka ndodhur edhe 10 vite më parë.

Aktualisht, nga autoritet përkatëse ende nuk ka një prononcim zyrtar sa i takon ngjarjes në fjalë.

Sidoqoftë, një teori sugjeron që tufat e zogjve mund të kenë hyrë në bladat e turbinave me erë industriale, me secilën strukturë rreth 31 metra të lartë dhe 44 metra të gjerë.

Artikulli paraprakFILMI MË I RI PËR KRISHTLINDJE – “KUR HITLERI VODHI LEPURIN NGJYRË TRËNDAFILI”
Artikulli tjetërRAMA DEKORON HERONJTË E HESHTUR QË NDIHMUAN SHQIPËRINË NË TRAGJEDINË E TËRMETIT