33 persona kanë humbur jetën nga vala e të nxehtit të pazakontë që ka prekur pjesën jugore të provincës kanadeze të Quebec.

Sipas asaj që shkruan BBC, moti i nxehtë nisi të premten, me temperatura që shkruan deri në 35 gradë Celcius dhe me lagështi të madhe.

Numri i të vdekurve është rritur çdo ditë përgjatë gjithë kësaj jave, me 17 viktima të raportuara deri të mërkurën dhe duke shënuar shifrën rekord prej 33 të vdekur të enjten.

Kjo valë e të nxehtit është më e rënda që ka parë kjo provincë në dekada të tëra. Zyrtarët u bënë thirrje njerëzve që të konsumojnë sa më shumë ujë dhe të qëndrojnë në hije.

“Po bëjmë gjithçka mundemi” tha kryebashkiakja e Montreal, Valerie Plante. Qyteti ka hapur pishinat dhe hapësirat me ajër të kondicionuar për publikun.

Deri më tani, 12 nga 33 viktimat kanë qenë në Montreal, qyteti më i populluar në këtë provincë. Temperaturat mesatare në Montreal normalisht janë nën 25 gradë Celcius në këtë periudhë të vitit.

Artikulli paraprakLËKUNDJET BËHEN RUTINË, SËRISH GJATË NATËS
Artikulli tjetërSHQIPËRIA HAPI VETËM 28 MIJË VENDE PUNE NË 7 VITE, MË DOBËT SE GJITHË RAJONI. MAQEDONIA 103 MIJË