Një shqiptar është vënë në pranga, pasi rezulton të jetë pjesë e bandës së 15 dhe 16 tetorit të 6 viteve më parë, ku mbajti peng kontabilistin e besuar të ish-kryeministri të Italisë, Silvio Berlusconi.

Në pranga është vënë shqiptari Ilirjan Tanko, i cili u ndalua teksa lëvizte me makinë, raportuan këtë të mërkurë mediet italiane.

Ndërsa, 6 vite më parë, asokohe 33 vjeç, banda mbajti peng Spinelin dhe gruan e këtij të fundit në shtëpinë e çiftit për rreth 10 orë. Banda drejtohej nga një italian dhe pjesë të saj ishin edhe dy italianë të tjerë dhe tre shqiptarë, mes tyre Ilirjani, i cili është dënuar në mungesë me 4 vite e 4 muaj burgim për pengmarrjen dhe tentativën e mashtrimit të Berluskonit.

Gjatë pengmarrjes kontabilistit dhe bashkëshortes së tij, banda i kërkoi 35 milionë euro Berluksonit, ose për ndryshe njeriu i besuar do t’i vritej dhe do të publikoheshin disa materiale”, raporton, liberoquotidiano.it.

Anëtarët e bandës:1. Vëllezërit Ilirjan e Laurenc Tanko
2. Marjus Anuta
3. Francesco Leone
4. Alessio Maier
5. Pierluigi Tranquilli