Autoritetet greke kanë bllokuar një gomone gjatë një operacioni rreth orës 15:30 të ditës së sotme në ishullin Agistri pranë Athinës, ndërsa kanë arrestuar një shqiptar në bord.

Gomonia dyshohet se i përket grupit që u godit 4 ditë më parë. Në datë 25 shqiptar autoritetet greke pikasën dy gomone, që dyshohet se ishin nisur nga Shqipëria me destinacion Turqinë për të dërguar lëndë narkotike kanabis, e cila më pas do të shkëmbehej me heroinë.

Edhe pse u vendosën me njëherë në ndjekje, të mbështetur edhe nga FRONTEX, grekët arritën që të bllokonin vetëm njëherë nga dy gomonet, ndërsa tjera arriti që të zhdukej. Në gomonen që u sekuestrua nuk u gjet drogë.

Ndërsa 4 ditë më pas, sot në orën 15:30 sipas medieve greke u lokalizua dhe u bllokua gomonia e dytë, brenda së cilës sërish nuk u gjet asgjë.