Gjatë periudhës tetor-dhjetor 2017 Drejtoria e Hetimit Tatimor ka referuar në prokurori 54 subjekte tregtare. Në kuadër të planit të masave të luftës kundër informalitetit krahas kontrolleve të aktiviteteve ekonomike në të gjithë territorin tatimet janë fokusuar edhe në parandalimin, zbulimin, dhe goditjen e veprave penale në fushën e tatim-taksave.

“Në bashkëpunim me Prokuroritë e Rretheve Gjyqsore, gjatë muajve Tetor–Dhjetor 2017, janë referuar pranë këtyre organeve 54 subjekte tregtare, për disa vepra penale. Këto vepra penale kanë për autorë 72 persona që po hetohen në gjendje të lirë. Dëmi financiar i shkaktuar si pasojë e këtyre veprave penale përllogaritet në vlerën 4,065,727,172 lekë”, thuhet në njfotimin e Tatimeve. Materialet e referuara në prokurori lidhen me vepra penale që përfshijnë -Krijimin e skemeve të mashtrimit me TVSH-në, janë referuar 4 raste me 21 autorë, me një vlerë dëmi prej 304,186,002 lekë. -Fshehje të ardhurash, janë referuar gjithsej 13 raste me 14 autorë, me një vlerë fshehjeje prej 799,400,872 lekë. -Mospagim taksash dhe tatimesh, janë referuar gjithsej 21 raste me një vlerë mospagimi prej 2,961,340,298 lekë.

Janë referuar edhe 16 raste për shkelje të tjera të parashikuara në Kodin Penal me 16 autorë me një vlerë dëmi prej 800.000 lekë. Për të gjithë rastet e sipërcituara është arritur të bëhet dokumentimi i plotë ligjor i veprimtarisë së paligjshme të këtyre subjekteve. Në bashkëpunim me Prokuroritë përkatëse vijon puna për përfundimin sa më të shpejtë të hetimit dhe dërgimin e autorëve për gjykim nga organet e drejtësisë.

Artikulli paraprakBURGJET MARRIN MASA TË RREPTA, TË DËNUARIT REFUZOJNË USHQIMIN
Artikulli tjetërSEKUESTROHEN 2 KG HEROINË NË KAPSHTICË,PO TRAFIKOHEJ NË GREQI