Policia e Fierit ka arrestuar 4 persona që ishin shpallur në kërkim, për vepra penale të ndryshme. Të moshave nga 19 deri në 43 vjeç, të arrestuarit janë:

A.Sh, 24 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Falsifikimi i monedhave”.
S.O, 19 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Dhunë në familje”.

A.D, 20 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje”.
G.K, 43 vjeç, banues në Fier, për veprën penale “Vjedhje e energjisë elektrike”.

Për të katërt këta shtetas, Gjykata e Shkallës së Parë Fier ka caktuar masën e sigurisë “Arrest me burg”.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE