Ka tentuar që të trafikojë 2.5 ton kanabis sativa në drejtim të Italisë nga Shqipëria, një shqiptar është dënuar me 4 vite burg.

Vendimi është dhënë nga gjykata e Apelit në Ankona, Itali.
Siç shkruajnë mediat italiane, shqiptari u kap para 2 vitesh në breg me gomonen e mbushur plot me kanabis shqiptare.

Gjatë aksionit Guardia di Financa sekuestroi 2.5 ton kanabis sativa.
Në gjykatën e shkallës së parë, shqiptari përveç dënimit kishte marrë dhe një gjobë prej 40 mijë eurosh.