Terroristi italian Cesare Battisti është arrestuar në Bolivi 40 vite pas arratisjes së tij nga burgu.

Skuadra speciale e Interpolit e ka arrestuar mbrëmjen e kaluar në ndërsa shëtiste në një rrugë të Santa Cruz de La Serra.

Ishte maskuar me mjekër false e syze dielli e në momentin e ndalimit nuk kishte bërë asnjë rezistencë fizike.

Battisti është anëtar i grupit terrorist të së majtës ekstreme Proletarët e Armatosur për Komunizmit. Ai është dënuar nga drejtësia italiane me dy burgime të përjetësomë me akuzën e 4 vrasjeve, njëri prej viktimave ishte agjent i Policisë së forcave speciale të Milanos.

Terroristi u arrestua në fillim në vitin 1979 e më 1981 u arratis nga burgu i Frozinones falë dy shokëve të tij, të cilët të kamufluar me veshje policore mundën ta nxjerrin nga burgu.

Cesare Battisti u arratis fillimisht në Francë, më pas u largua në Meksikë dhe në vitin 2009 u vendos në Brazil ku i pranuan kërkesën për azil politik. Italia e kërkoi ekstradimin e tij shumë herë gjatë lëtyre viteve, por nuk është pranuar nga ish-Presidenti brazilian Lula.

Më tetor të 2018 gjatë fushatës elektorale, atëherë kandidat për President, Jair Bolsonaro, deklaroi se nëse zgjidhet, do të lejojë ekstradimin e Cesare Battistit në Itali.

Menjëherë pas fitores së Bolsonaros, terroristi italian braktis pa lënë gjurmë banesën në Cananeia së bashku me familjen e fëmijët.

U deshën pothuajse vite Battisti t’i dorëzohet drejtësisë italiane. Lajmi i arrestimit të tij u bë publik nga deputeti federal, djali i Presidentit brazilian Jair Bolsonaro.

“Matteo Salvini, dhurata e vogël është nisur”,shkruan ai në rrjetet sociale.

Artikulli paraprakAPELI NË STAR PLUS , SHPËTOHEN 9 MËSUES NË DUKAGJIN
Artikulli tjetërLLESHAJ: LËVIZJE TEK UNIFORMAT BLU, FORCA E LIGJIT VAZHDON