Një trup i pajetë është gjetur në hyrje të spitalit të Vlorës. Sipas informacioneve të policisë bëhet fjalë për shtatsin Flamur Velaj 40 vjeç.

Mësohet se 50-vjeçari është lënë në urgjencës e spitalit nga një automjet. Ndërkohë viktima nuk ka shenja dhune në trup.

Po punohet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa do të jetë autopsia ajo që do të përcaktojë shkaqet e vdekjes së 40-vjeçarit.

Nga dëshmitë e para, mësohet se ai ka qenë duke punuar, kur, dyshohet e ka rënë nga skela dhe ka gjetur vdekjen.Një version i tillë, bëhet i ditur nga bashkëshortja e viktimës.
Dyshohet, se 40-vjeçarin e kanë lënë në derën e spitalit, kolegët e tij.

Nga ana e Policisë kanë nisur verifikimet, pjesë e të cilave janë edhe kamerat e sigurisë së spitalit.

Artikulli paraprakPRANOHET DEKRETI I METËS, HAPET GARA PËR TEATRIN KOMBËTAR
Artikulli tjetërGJYKATA E STRASBURGUT MERR VENDIMIN PËR MARK FRROKUN