Një pikturë 500-vjeçare e Krishtit, punë e Leonardo da Vinçit është shitur në New York për një rekord prej 400 milionë dollarësh. Piktura njihet me emrin Salvator Mundi (Shpëtuesi i Botës) Ky është çmimi më i lartë i një pikture të shitur.

Leonardo da Vinçi vdiq në vitin 1519 dhe ditët e sotme gjenden më pak se 20 piktura të tij. Salvator Mundi, mendohet se është pikturuar rreth vitit 1505. Oferta për të filloi me 100 milionë dollarë ndërsa oferta e fundit e kështu dhe fituese arriti 400 milionë dollarë. Blerësi i paidentifikuar u përfshi në ankand nëpërmjet një telefonate që zgjati rreth 20 minuta.

Në pikturë shfaqet Krishti me një dorë të ngritur ndërsa në tjetrën mban një sferë të qelqtë. Në 1958-n piktura është shitur për vetëm 45 paund për shkak se mendohej se i përkiste një piktori që ishte ndjekës i da Vinçit. Më vonë, u zbulua se në vitet 1600, Salvator Mundi i përkiste mbretit Charles të Anglisë dhe u rizbulua më vonë në vitin 2005. Përpara këtij ankandi, piktura i përkiste koleksionuesit miliarder rus Dmitry E Rybolovlev, i cili e bleu atë për 127,8 milionë dollarë.

Artikulli paraprakMOTI I KEQ GODET ITALINË QENDRORE, SHËNOHEN VIKTIMAT E PARA
Artikulli tjetërTË SHTËNA ME ARMË NË KRYEQYTET, QËLLOHET 22-VJEÇARI