TË ZHDUKUR QË NGA 1991: 3 FËMIJË TË MITUR, 5 GRA DHE 37 MESHKUJ
Jane te pakten 44 familje shkodrane qe kete 30 gusht, ne Diten Nderkombetare te Personave te Zhdukur, e kane zemren cope prej mungeses se nenes, motres, vajzes, djalit, burrit, babait.

Ata ishin nisur per ne boten e lire jashte telave me gjemba te absurdit komunist shqiptar. Por edhe pas ketij rreziku esktrem per jeten, te tjere djeme e vajzat ishin nisur per nje jete me te mire, duke iu ngjitur maleve me bore, apo duke u varur neper litaret e anijeve te tejmbushurave me njerez te pashprese. Po aq te pashprese sa edhe ata qe u mbyten ne gomonen e 9 janarit 2004.
Zyrtarisht, nga 44 shkodranet e zhdukur qe prej vitit 1991, 3 jane femije te mitur dhe 5 jane gra. Ndersa numri me I madh – 36, eshte I meshkujve te zhdukur.
Por ne Shqiperi, numri I te zhdukurve eshte dhjetera here me I madh gjate ketyre 23 viteve. Para dy vjetesh, gazetarja Shtino deklaroi se vetem nepermjet emisionit “Njerez te humbur” ka arritur te gjeje rreth 1600 persona.
Nderkaq, nje vit me pare, Al Jazeera citonte hulumtimin e “Terres des Hommes” sipas te cilit, 84% e rreth 500 femijeve te zhdukur nga nje jetimore shteterore ne kryeqytetin e Greqise, ishin rome nga Shqiperia.
Por nese per femijet rome mungojne statistikat zyrtare, ne faqen e internetit te femijeve te humbur ne bote, jane vetem 5 femije te humbur nga Shqiperia.
Situata ne Kosoven e pasluftes eshte edhe me e rende, sepse pjesa me e madhe e rreth 1700 te humburve, jane femije dhe adoleshente.

Keshtu, ne kete dite Nderkombetare te Personave te Zhdukur,  televizioni Star Plus u bashkohet dhimbjes se 44 familjeve shkodrane, me shpresen se nje dite do te kene lajme nga te dashurit e tyre.

 

 

 

[iframe width=”300″ height=”360″ src=”//www.youtube.com/embed/zJI7RnK0zUU?feature=player_detailpage” frameborder=”0″ allowfullscreen ]