Nje aksident i ngjashem me ate te nje dite me pare ne Bahcallek te Shkodres , ka ndodhur pasditen e e premtes por kete here ne Belsh te Elbasanit.

Një 45 vjeçar nga gjetur vdekjen pasditen e sotme në qytetit të Belshit.

Policia sqaron se shtetasi Besnik Shehu, banues në fshatin Seferan, duke drejtuar motoçikletën tip “Vinxiang”, ka dalë nga rruga duke u përplasur me murin mbrojtës të saj. Si pasojë, 45 vjeçari për shkak të plagëve të marra ka ndërruar jetë në vendin e aksidentit.

Grupi ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.
Nje dite me pare nje banor i Shkodres humbi jeten teksa u perplas me motorciklete ne vazot anesore te rruges ne Bahcallek duke gjetur vdekjen e menjehershme.