Një adoleshent ka mbijetuar 49 ditë vetëm në një varkë në Oqeanin Paqësor.Ai mbeti në oqean pasi varka e tij e peshkimit u lëviz në drejtim të pacaktuar nga erërat e forta.

19-vjeçari indonezian arriti që të mbijetojë nga uji i detit pasi varka u shty nga erërat 2.698 km.

Aldi Novel Adilang e kishte ankoruar varkën 125 km larg bregut të North Sulaëesi dhe mbahej në det me një litar të gjatë.

Por gjatë erërave të forta më 14 korrik, varka u shty drejt detit.

Në atë pikë, adoleshenti ishte i bllokuar dhe kishte vetëm pak furnizim me ujë, ushqim, gaz dhe lëndë djegëse.

19-vjeçari kishte ushqim me vete për 7 javë të plota ndërsa pinte ujë nga rrogat e lagura nga dallgët e detit.

Pas 49 ditësh më në fund ai arriti që të rregullojë radion e tij dhe të dërgonte sinjale për shpëtim.

Ekuipazhi i një anije pranë Arpeggio, me flamurin e Panamasë, morën të riun nga ujërat e Guam.

Artikulli paraprakISH- GJYQTARI ADMIR THANZA THIRRET NGA PROKURORIA
Artikulli tjetërKUKËSI-KAMZA 1-0, CUNGU: SHPËRDORUAM RASTE