Lagështira në rrugë dhe shpejtësia e lartë janë rrezik për aksidente në këto ditë me mot të ftohtë.

Kështu ka ndodhur edhe mesditën e sotme në autostradën Tiranë-Durrës, ku 5 makina janë përfshirë në një aksident, por fatmirësisht pa të lënduar.

Mësohet se aksidenti ka ndodhur në autostradë afër mbikalimit të Rinasit, pranë vendit ku po kryhen punimet për të shmangur përmbytjet në këtë autostradë.

Artikulli paraprakBLLOKOHET GJYKATA E LARTË, 29 MIJË DOSJE NË PRITJE
Artikulli tjetërKRIMET E RËNDA LENË NË BURG SHOFERIN E KAMIONIT KU U GJEND HEROINA