HAGË, SHESHEL: HERA E PARË QË NDIHEM I FRIKËSUAR.
I akuzuari për krime lufte Ratko Mlladiç është përdhunuar nga 5 persona në burgun e Hages.Lajmi eshte bere publik fillimisht nga media boshnjake, por eshte transmetuar edhe nga media tjera te rajonit e me gjere.

Portali sarajevo365.com, shkruan se ngjarja e ndodhur gjate mesjaves, eshte bërë publike nga një prej rojeve të burgut në Hagë. Sipas dëshmisë së rojes 5 të dënuarit kanë pritur të bjerë nata dhe kanë përdhunuar për orë të tëra Mlladiç.  “Ata pritën deri sa ra nata dhe pastaj e kanë përdhunuar për orë të tëra, pesë prej tyre – kjo është e gjitha çka mund të zbulojë për ju”- mësohet të ketë thënë roja I cituar nga media boshnjake.Personi në fjalë një qytetar holandez me origjinë nga Sarajeva, i cili punon si një roje e sigurisë në burg konfirmoi se krimineli i luftës Ratko Mlladiç është përdhunuar brutalisht nga pesë të burgosur nga njësia e paraburgimit të Tribunalit të Hagës të enjten rreth mesnatës. Te njejtat media transmetojne se pas kesaj, Mladic I eshte nenshtruar nje nderhyrjeje kirurgjikale dhe gjendet ne kujdes intensive ne spitalin e burgut.Ky lajm ka bere qe te frikesohet edhe krimineli I tjeter I luftes, Vojislav Sheshel. Nuk kam pasur frike asnjehere gjate luftes ne Bosnje e Kroaci, e madje as ne kohen e renies se Miloshevicit, por per here te pare ne jeten time, tani jam I frikesuar, – citohet te kete deklaruar pas kesaj ngjarjeje Sheshel, qe sipas medias boshnjake, ka kerkuar te izolohet ne qeli me vete.