Një sasi prej 21 kg kanabis në formë çokollate është sekuestruar pranë stacionit të trenit në Lushnje ndërsa në pranga kanë rënë 5 persona.

“Këta shtetas u kapën me nje sasi prej 21 kilogramë lëndë e dyshuar narkotike në forme çokollate,(Cannabais Sativa), e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale së bashku me dy automjete dhe një sasi parash’ informon policia e shtetit.

Operacioni policor u kodua “Vazhdimësia” dhe u ndërmor pas një hetimi disa mujor nga seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Durrës

në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës dhe Forcën e Posaçme Operacionale të Drejtorisë Përgjithshme të Policisë së Shtetit.
U arrestuan A.Ç., 53 vjeç,G.K., 38 vjeç,I.K. 50 vjeç,R.K. 25 vjeç,L.Y., 47 vjeç, banues në Lushnje.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë Pranë Gjykatës së Shkallës Durrës për hetime të mëtejshme në ngarkim të shtetasve për veprën penale të “Prodhim shitje të narkotikeve, kryer në bashkëpunim”.