FIER, 73-VJEÇARI VRET DY VËLLËZËRIT, MBESËN, KUNATËN DHE VETEN .

Nje krim I pesefishte brenda familjes ka ndodhur ne oren 8 te mengjesist te se martes ne Fier. Nje burre ka qelluar me arme zjarri duke vrare 4 persona e me pas edhe veten.
Ngjarja ka ndodhur ne fshatin Suk te komunes Strunge te rrethit te Fierit
Sipas policise, Bajram Vrapi ka qelluar me arme zjarri dy vellezerit e tij, mbesen, kunaten e ne fund me te njejten arme, edhe veten.
Mesohet se viktimat jane Xhemal dhe Besim Vrapi 79 dhe 60 vjeç, kunata e tij me inicialet Drita Vrapi 43 vjeçe, mbesa Merushe Vrapi 17 vjece, si dhe vete autori, Bajram Vrapi, 73 vjec.
Shkak I ketij krimi te pesefishte mesohet se eshte mospajtimi I autorit me fejesen e mbeses se tij 17-vjecare, Merushes.  Autori ka shkuar ne shtepine e te vellait duke e vrare krejt familjen: Xhemalin, Driten dhe mbesen qe fejohej sot. Me pas, ai ka vrare edhe vellane tjeter, Besimin, ndersa eshte nisur drejt shtepise per te vrare edhe gruan, Aferditen, qe per fat, nuk e ka gjetur.
Pas kesaj, ai eshte fshehur ne nje are me miser, prej ku, I rrethuar nga forcat e policise, ka vrare veten me ciften e gjahut.
Edhe pse paraprakisht u deklarua se motiv I krimit eshte mospajtimi me fejesen e mbeses, policia po heton intensivisht per arsyet e verteta qe çuan ne reagimin ekstrem te 73-vjecarit.