Ne 5 vjetorin e zgjedhjes se Papa Franceskut ne krye te Vtikanit,ish famullitari i Shkodres Dom Artur Jaku ka publikuar ne facebook nje mesazh per kete ngjarje.

Postimi i Dom Artur Jakut:Një rrufe në qiell të hapun ishte lajmi i largimit të Papes së urtë, Benedikti i XVI.
Si sot 5 vite më parë, po aq befasuese ishte zgjedhja në krye të Vatikanit të një kardinali që i përkiste “periferive”, një Pape jo europian.

U desh pak kohë që të hynte në zemrat e të gjitheve, me një modesti mësimdhënëse, me një filozofi që kërkon thjeshtësinë e ndërton ura komunikimi, i një pape që e don kishën e varfër për të varfërit.

Predikimet e tij të shkurtra, si për t’ia lënë vendin fuqisë së stilit, janë predikimet e një pape të ndjekur nga të gjithë e kudo, promovues i familjes dhe i paqes.

Papa Françesku për ne shqiptarët, përfaqëson mikun e shtatorit, e para vizitë e tij në Europë ishte Shqipëria. Në këto 5 vite të pontifikatit të tij, u bë shenjtërimi i Nënë Terezës, Lumnimi i 38-Martirëve dhe krijimi i Kardinal Dom Ernest Troshanit.

LAJMET E FUNDIT NE KOHE REALE