Karabinierët e stacionit të Teanos, provinca e Çezenës, kanë arrestuar një grup personash të akuzuar për kultivimin e lëndëve narkotike, mes tyre edhe një shqiptar.

Ai është identifikuar si Denis Nuredini, 25 vjeç, banues në Teano.

Të arrestuarit akuzohen për kultivimin e 220 rrënjëve kanabis, me lartësi nga 1.8 deri në 3 metra, me peshë rreth 250 kilogramë, fshehur mes kumbullave, në një frutore me sipërfaqe rreth tre hektarë.

Frutorja ishte në pronësi të një italiani, Gregorio Mallardo, 63 vjeç, ndërsa Nuredini shërbente si roje.

Pas kontrollit në banesën e Mallardos, karabinierët gjetën edhe 12.5 kile të tjera marijuanë, e përpunuar, si dhe një pistoletë me pesë fishekë, plus 77 fishekë të tjerë në një kuti, të të njëjtit kalibër.

Vlera e drogës së sekuestruar shkon në 500 mijë euro.