Në kufirin e Hungarisë me Serbinë, të mërkurën në mbrëmje policia hungareze ka kapur 52 emigrantë.

Lajmi bëhët i ditur nga Radio Televizioni i Serbisë, sipas së cilit emigrantët tashmë janë dërguar në një qendër ndalimi për azilkërkues..

Migrantët nuk kishin dokumenta personale, por nga ana tjetër e kanë deklaruar veten si afganë.Vendet e Ballkanit Perëndimor shpesh janë përdorur si tranzit nga banorët e Lindjes së mesme për të kaluar në Evropë.

Për këtë arsye, Bashkimi Evropian ka nënshkruar marrëveshje për ndihmë të kontrollit kufitar me Shqipërinë, Maqedoninë e Veriut, Serbinë, Bosnjë-Hercegovinën dhe Malin e Zi.