Vetëm pak orë pas shpalljes së 52 shtetasve grekë si persona “non grata” në territorin shqiptar, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme greke.

Ministria e Jashtme greke ka kërkuar shpjegime lidhur me shpalljen e 52 shtetasve grekë “non grata”, mbas ngjarjeve të ndodhura gjatë ceremonisë së varrimit të Kostandinos Kacifas.

“Në këtë moment delikat, presim prej Shqipërisë të largohet prej veprimeve që rëndojnë marrëdhëniet dypalëshe. Presim sqarime të bazuara për shpalljen masive të 52 grekëve “non grata” prej autoriteteve shqiptare.

Mbetemi të vendosur në ndërtimin e marrëdhënieve të besimit, dhe të njëjtën gjë, presim edhe prej fqinjëve tanë”, përfundon deklarata e Ministrisë së Jashtme greke.

Artikulli paraprakPRANGOSET SHQIPTARI, DENONCOI DJALI 13-VJEÇAR: ALO POLICIA,BABI PO RREH MAMIN
Artikulli tjetërEKSTRADOHET HAJDUTI I KËRKUAR NË LUKSEMBURG