55 dasmorë përfundojnë në spital të helmuar.Nuk dihet shkaku

Një tjetër rast i helmimit masiv ka ndodhur këtë herë në Bulqizë. Siç bëjnë të ditur burime nga policia 55 dasmorë kanë përfunduar në spital të helmuar. Për këtë arsye, policia ka nisur hetimet ndaj pronarit të lokalit ku është zhvilluar dasma. Sipas policisë, një ditë më parë në Prokurorinë e Dibrës është dërguar dosja për 50-vjeçarin me inicialet D. K., banues në fshatin Ostren. Hetimi ndaj tij ka nisur pasi dyshohet se më datë 17 gusht 2017, në fshatin Ostren i Madh, në një lokal, nga ushqimet e konsumuara, janë paraqitur në qendrën shëndetësore 55 dasmorë, me shenja helmimi, të cilët pas ndihmës mjekësore, janë larguan pa probleme për jetën. Është duke u punuar për të përcaktuar shkakun e helmimit. Pas daljes së analizave toksikologjike ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit në të cilin u zhvillua cermonia martesore. Dhurim Kapo deklaron se ka mbetur i tronditur nga fakti që dasmorët mund të kishin pësuar helmim ushqimi. Me garancinë e rezultateve të analizave toksikologjike, kapo mendon se shkak për përkeqësimin e shëndetit të dasmorëve mund të jetë bërë kondisioneri, i cili ishte graduar disa grad nën normalen. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. Pas dasme rreth 13 dasmorë u shtruan në spitalin e durrësit me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë. Analizat toksikologjike kanë rezultuar negative në lidhje me dyshimin për helmim ushqimi të dasmorëve të shtruar pak ditë më parë në spitalin e Durrësit. Kryeinspektoria e inspektoriatit shëndetësor, Xhaneta Saliu deklaroi se shëndeti i dasmorëve nuk ka të bëjë me helmim të ushqimit. Sipas saj, inspektoriati shëndetësor dhe AKU-ja kanë kryer analizat toksikologjike dhe ka rezultuar që ato të dalin negative. Në këto kushte, pas bllokimit disaditorë, pritet që restoranti të rifilloj aktivitetin e tij. Pas daljes së analizave toksikologjike ka ardhur edhe reagimi i pronarit të lokalit në të cilin u zhvillua cermonia martesore. Dhurim Kapo deklaron se ka mbetur i tronditur nga fakti që dasmorët mund të kishin pësuar helmim ushqimi. Me garancinë e rezultateve të analizave toksikologjike, Kapo mendon se shkak për përkeqësimin e shëndetit të dasmorëve mund të jetë bërë kondisioneri, i cili ishte graduar disa grad nën normalen. Ngjarja ndodhi pak ditë më parë. Pas dasme rreth 13 dasmorë u shtruan në spitalin e durrësit me diarre, të vjella dhe temperaturë të lartë. Ndërkohë AKU bllokoi lokalin në Shijak ku u helmuan 50 dasmorët