Një 55-vjeçar është gjetur i mbytur në lumë këtë të diel. Ngjarja ka ndodhur në Slabinjë të Pogradecit dhe sipas policisë viktima nuk ka shenja dhune.

“Jemi njoftuar se në fshatin Slabinjë, është gjetur i mbytur në lumë shtetasi B.J, rreth 55 vjeç, banues në fshatin Jollë. Nga këqyrja paraprake e trupit të viktimës, nuk janë konstatuar shenja dhune”, njoftoi Policia.

Ndërkohë grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, shtuan të njëjtat burime.

Artikulli paraprakLIVING – ENOTEKA
Artikulli tjetërTURISTJA E HUAJ HUMB NË PYLLIN E LLOGARASË