Kur mbeten 6 ditë nga 2 Marsi, ku presidenti i Republikës Ilir Meta ka thirrur një tubim anti-qeveritar, mëngjesin e sotëm ai ka ndarë një video nga betimi mbi kushtetutë për marrjen e postit të kreut të shtetit. Meta e quan atë ‘betimi i jetës time’.
“Betohem se do t’i bindem kushtetutës dhe ligjive të vendit, do respektoj të drejta dhe liritë e shtetasve, do të mbroj pavarësin e Republikës së Shqipërisë dhe do t’i shërbej interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar”-shkruan Meta krahas videos.