FIFA ka nisur hetimet për ndeshjen e djeshme në Ekateringburg mes Uruguait dhe Egjiptit.

Në ndeshjen mes dy ekipeve kishte më shumë se 6 mijë stola bosh.

Një zëdhënës i FIFA-s tha se pjesëmarrja sipas shifrave zyrtare ishte 27.015 persona.

“Kapaciteti i stadiumit të Kupës së Botës Fifa është 33.061. Fakti që frekuentimi aktual është më i ulët se numri i biletave të alokuara ka bërë që FIFA të hetojë”, raporton The Guardian.

Zbrazëtia e stolave në ndeshjen mes Uruguajit dhe Egjiptit ka ngjallur reagime në të gjithë mediat botërore. Ditën e djeshme u përfol se ishte çmimi i kripur i biletës, shkaku i mospjesëmarrjes nga ana e tifozëve në ndeshje.

Artikulli paraprakRUSI 2018/DY NGA PRETENDENTËT KRYESORË PËR TROFEUN, FRANCA E ARGJENTINA ZBRESIN SOT NË FUSHË
Artikulli tjetërPËRKUJTOHET PËLLUMB PËLLUMBI, DJALOSHI QË U VRA NË KUFI NË 1990