Rreth 600 metër rrugë në lagjen Dobraç I Ri në qytetin e Shkodrës vazhdojnë të mbeten në kushte të dobëta infrastrukturore për shkak të mungesës së investimeve.

Më rritjen e temperaturave, problematika e cila shfaqet më së shumti është prania e pluhurit ën rrugë për shkak të thatësisë së madhe. Sipas banorëve të zonës, ka ardhur koha që institucionet përgjegjëse të marrin seriozisht kërkesat e tyre.

Edhe pse taksapagues të rregullt, banorët e lagjes Dobraç I Ri e gjykojnë si të padrejtë mungesën e vëmendjes nga insitucionet përgjegjëse pasi sipas tyre kjo rrugë është mjaft e qarkulluar duke qenë se lidh fshatin Dobraç I Ri me Golemin, ndërsa nuk dihet se deri kur do të vazhdojnë të qarkullojnë në këto rrugë.

Artikulli paraprakRIMBURSIMI I TVSH-SE, PROKURORIA DHE HETIMI TATIMOR RAJONI VERIOR ARRESTOJNE PRONARET E SUBJEKTIT VIP
Artikulli tjetërBLLOKOHEN PIJE AFËR SKADENCËS, DO HYNIN NË SHQIPËRI